30 Nov 2018

Perspektivat Komunitare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri

Rasti studimor i Shqipërisë është kryer së bashku me tre studimet e tjera të cilat mbulojnë Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë, në kuadër të projektit studimor “Mundësitë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Ballkanin Perëndimor”. Së bashku me katër partnerët vendorë të hulumtimit, ne shqyrtojmë pse disa komunitete janë veçanërisht të prekur nga individë të frymëzuar nga dhe/ose që bashkohen me Shtetin Islamik (ISIS) ose grupe të të ngjashme të ekstremizmit të dhunshëm, ndërkohë që komunitete të tjera mund të tregojnë qëndrueshmëri më të madhe ndaj të njëjtit fenomen. Bazuar në gjetjet e hulumtimit, partnerët e projektit do të zhvillojnë fushata informimi dhe nisma të dialogut lokal, në bashkëpunim me aktorët lokalë dhe komunitetet e prekura, me qëllim që të shqyrtojnë dhe zhvillojnë strategji për parandalimin e radikalizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor.


Authors

Redion Qirjazi, Romario Shehu

 

Share this publication

Thanks for your interest

If you find this publication useful, please consider making a small donation. Your support enables us to keep publishing.