17 Dec 2018
Perspektivat e Komunitetit në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Maqedoni
Gjithnjë e më shumë, strategjitë qeveritare për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm P/CVE konsiderohen si një plotësim i domosdoshëm për strategjitë më të gjera kundër terrorizmit. Një përfshirje e tillë është një njohje se një qasje e pastër e “sekuritizimit” nuk është tërësisht efektive dhe se një strategji që përfshin një “qasje të butë” për të luftuar terrorizmin duhet të kërkojë të adresojë edhe faktorët socialë. Megjithatë, brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor – dhe veçanërisht në kontekstin e Maqedonisë – strategjitë për të luftuar terrorizmin kanë qenë të ngadalta në miratimin e qasjeve të Parandalimit/Kundërvënies ndaj ekstremizmit të dhunshëm (më tej në tekst P/CVE).
Authors
Filip Stojkovski, Natasia Kalajdziovski
Si e tillë, ekzistojnë boshllëqe në literaturën mbi P/CVE në Maqedoni. Hulumtimet nën siglën e P/CVE janë përqendruar tradicionalisht tek faktorët që çojnë në ekstremizëm të dhunshëm; ndërkohë që ky lloj hulumtimi ka qenë kritik, pak është bërë për të gërmuar më thellë në narrativet shoqërore. Duke pasur parasysh “qasjen e butë” të qenësishme brenda kornizës më të gjerë të P/CVE, një mungesë e tillë në hulumtim është problematik nga pikëpamja e krijimit të politikave. Prandaj, ky raport paraqet një studim cilësor mbi atë se si dinamika e nivelit të komunitetit kontribuon në rastet e ekstremizmit të dhunshëm dhe kërkon të sigurojë të dhëna relevante për të ndihmuar krijuesit e politikave të fuqizojnë komunitetet në mënyrë që ato të bëhen mekanizma të ndryshimeve shoqërore në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Për këtë qëllim, raporti hulumton tre komuna që ndryshojnë në nivelin e ndikimit të tyre në Republikën e Maqedonisë – Çair, Gostivar dhe Strugë – të cilat janë konsideruar me ndikim të lartë, ndikim të moderuar, relativisht të ndikuara nga fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm. Puna në terren u krye për të mbledhur të dhëna përmes përdorimit të intervistave gjysmë të strukturuara dhe konsultimit të grupeve të fokusit. Për më tepër, ky raport përdor një version të përshtatur të kuadrit të krijuar nga Mohammed Hafez dhe Creighton Mullins (2015) për të prezantuar të dhënat dhe për të organizuar analizën e raportit.
Thanks for your interest
If you find this publication useful, please consider making a small donation. Your support enables us to keep publishing.